Kryeministri Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili ndodhet prej disa ditësh në reanimacion, në një spital privat në kryeqytet, pas problemeve me frymëmarrjen.
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Rama uroi që Nano të dalë nga terapia instensive, ashtu siç doli nga burgu politik 26 vite më parë.
“Këtu, besoj se shprehja 100% në këtë rast, se në rastet e mëparshme dakordësia nuk është 100%, edhe dëshirën tuaj, për t’i uruar me gjithë zemër, në emër të të gjithëve ju, nga ky oxhak i familjes së tij politike, kryetarin tonë Fatos Nano, që ta rifitojë lirinë fizike dhe shpirtërore, dhe të dalë me shëndet, me humor dhe me jetë të gjatë, edhe nga burgu i terapisë intensive, siç doli 26 vite më parë nga burgu politik ku e futi egërsia e pandëshkuar kriminale, e njërit prej pengmarrësve më të paskrupullt të drejtësisë në historinë e shtetit shqiptar”, theksoi kreu i qeverisë.
Diskutime rreth kësaj post