Shërbimet celulare në Shqipëri, lënë për të dëshiruar, aq sa çdo ditë e më shumë shtohen ankesat e qytetarëve në rrjetet sociale e jo vetëm.
Çdo njërit prej nesh i ka ardhur në majë të hundës nga shpërbimet telefonike në vend, ku jo më larg se disa orë më parë, kompania ONE i “fiku” të gjitha shërbimet, e ndërkohë askush nuk mbajti përgjegjësi, si dhe nuk dha asnjë sqarim.
Gjithashtu secili prej nesh është përballur me radhë të gjata në pikat e riumbushjes, dhe ka parë e dëgjuar se si hallexhinj të tjerë shkojnë e ankohen, por nuk gjejnë zgjidhje, e marrin të gjithë të njëjtën përgjigje, kontakto me “Shëbimin ndaj klientit”, ku sipas kompanisë numri i kontaktit edhe ndryshon, herë 141 e herë 142.
Të njëjtin problem ka denoncuar edhe avokati Altin Goxhaj, i cili thekson se nëse ke ndonjë problem me kompanitë telefonike si ONE ashtu edhe me VODAFONE, nuk ke për të gjetur asnjëherë zgjidhje, veçse do të torturohesh pa fund në call centerat e tyre, ku asnjëherë nuk e kupton se me kë je duke folur.
Diskutime rreth kësaj post