Nuk kanë pritur datën 1 Janar. Hotel Sheraton është larguar nga Shqipëria. Në këto foto duket që punëtorët kanë hequr stemën e rrjetit të njohur të hotelerisë.
Në një deklaratë për mediat, Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA) thotë se kjo ishte “dhurata” më e keqe që i bëhet turizmit shqiptar në këtë fundvit festash, dhe është një nga lajmet më negative të gjithë historisë së 20 viteve të fundit të hotelerisë dhe turizmit tonë.
Sipas ATOA vjen në një kohë që paradoksalisht qeveria sapo mori masat e saj për të stimuluar pikërisht hotelet e kësaj kategorie, pra të rangut të Sheratonit.
Diskutime rreth kësaj post