Në vitin 1986 Diego Armando Maradona shënoi një nga golat më të famshëm dhe më të diskutueshëm në historinë e futbollit, në mos rrjetën më të bujshme në sportin më popullor në planet. “Dora e Zotit” ishte një episod që nuk do të ekzistonte nëse asokohe do të aplikohej teknologjia në futboll, por si për ironi të fatit ish “Pibe de Oro” tani promovon me sukses të plotë sistemin VAR.
Moviola në fushë është diçka e drejtë për Diego Armando Maradonën që nënvizoi se është e logjikshme që teknologjia të jetë prezent në futboll, pasi tashmë është në çdo fushë të jetës.
“Besoj se sistemi VAR është diçka e shkëlqyer sepse reflekton atë që ndodh në fushë. Nuk bëhen më diskutime ishte apo jo gol, apo nëse ishte apo jo pozicion jashtë loje. Tani arbitri ka një instrument më shumë dhe FIFA është më transparente” tha Maradona që shkoi më tej në akuzat ndaj ish drejtuesve të futbollit botëror,
“Më parë futbolli dominohej nga Blater apo Grondona, le ta lëmë të qetë Platini’. Në fund të fundit hajdutët pengohen dhe sistemi i VAR është i mirë për lojtarët” tha Maradona.
Diskutime rreth kësaj post