Portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha u bë protagonist në sfidën që Lacio luajti me Gallatasarain në Ligën e Europës.
26-vjeçari shkaktoi një autogol në minutën e 67-të të takimit, duke kaluar turqit në avantazh.
Pas një aksioni thuajse inekzistent dhe pa rrezik, ku një mbrojtës i Lacios shkelmoi topin fort në ajër, nga goditja topi po afrohej drejt portës, por Strakosha, edhe pse dukej e lehtë ta grushtonte për më pak rrezik, provoi ta neutralizonte me topin që i rrëshqiti nga duart dhe përfundoi në rrjetë.
Kjo nuk u ka shpëtuar medieve italiane duke dhënë vlerësimet dhe kritikuar portierin.
“LALAZIOSIAMONOI” 4 – “Në debutimin sezonal mund të bënte shumë pak ndaj goditjeve të Dervishoglu e Morutan, por në të parën ndërhyn Felipe dhe në të dytën e shpëton traversa. Por në pjesën e dytë vendos që të bëjë harakiri dhe të devijojë gabimisht në portën e tij, duke dënuar Lacion, në ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Europës”.
“SPORTMEDIASET” 4 – “Gjykimi i tij i gabuar mbi atë top të lehtë peshon me tonelata mbi ndërgjegje, duke u dhuruar tri pikët turqve. Në pjesën e parë u tregua i zoti që i tha ‘jo’ Çiçaldaut, por në të dytën shkatërroi gjithçka”.
“TUTTOMERCATO” 4.5 – “Një gabim që mund ta vërë në mendime të vështira Tomas Strakoshën, pasi gafa e tij i dhuroi Gallatasarajit tri pikët. Gjithsesi, pritja ndaj Çiçaldaut ishte prej portieri të madh”.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post