Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shkuar pasditen e sotme në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku situata nga zjarret paraqitet mjaft kritike, ku është regjistruar një viktimë dhe një e plagosur.
Në një prononcim për mediat, Peleshi theksoi se situata është mjaft e vështirë.
“Jemi në Gjirokastër. Është një situatë shumë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme. Nuk është kollaj të vendosen në kontroll. Kemi humbje jete. Me pak fjalë duhet evakuim në këto tre fshatra. Ju bëj thirrje banorëve të mos rezistojnë dhe të largohen nga fshati,. Ne do të bëjmë më të mirën. Do t’i përqendrojmë të gjitha forcat për të bërë më të mirën. Ju lutem bashkëpunoni për të dalë nga banesat,” tha Peleshi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post