Prania e mijëra studentëve që po protestojnë përpara Kuvendit ka shkaktuar panik te autoritetet. Podiumi dhe fonia ishin përgatitur nga studentët për të shpërndarë mesazhet, por autoritetet u kanë ndërprerë energjinë elektrike.
Ky vendim ka shkaktuar irritim te të rinjtë, por gjithsesi, ata kanë theksuar se do të gjejnë mënyrën për të dhënë mesazhet e tyre.
Protesta po vijon tashmë me thirrje nëpërmjet megafonit.
Diskutime rreth kësaj post