Nga Fatjon Baze
Gazeta “Panorama Sport” ka bërë një investigim në lidhje me fondin e solidaritetit që UEFA, i’a ka kaluar Federatës Shqiptare të Futbollit për të ndihmuar ekipet që luajnë në Kategorinë Superiore. Qëllimi i këtij fondi që shpërndahet nga UEFA, ka si synimin përmirësimin dhe zhvillimin e futbollit të të rinjve, të cilat jepen nga përfitimet e Ligës së Kampioneve.
Por, ky fond që UEFA shpërndan çdo vit, në shqipëri ky lajm u bë publik vetëm këtë sezon, ku përmes një komunikate FSHF-ja i bënte thirrje klubeve që të plotësonin disa rregulla për të përfituar këtë fond.
Por, nisja e shpërndarjes së këtij fondi është bërë që në vitet 2001-2002, pra ka rreth 15-vite që ky fond i është dhënë Federatës Shqiptare të Futbollit për t’ua shpërndarë klubeve të Kategorisë Superiore, të cilat duhet të investonin për akademitë e futbollit të tyre.
Shuma e ofruar nga UEFA në këto rreth 15-vite është afërsisht rreth 4-milonë euro.
Pyetja që shtrohet tani është, se ku kanë shkuar këto para?
Pse FSHF-ja e ka mbajtur të fshehtë këtë fond?
Pse nuk ka pasur asnjë transparencë nga institucioni i futbollit shqiptarë në lidhje më këtë fond?
Përgjegjsi kryesorë është kreu i FSHF-së, Armand Duka dhe të gjithë bashkëpuntorët e tij që kanë kryer këtë skandal, që rezulton se i kanë mbajtur vetë këtë shumë që është e majme.
Është një skandal i rëndë, sepse të mbash lekët që UEFA t’i akordon për t’ua shpërndarë klubeve që të përmirësojnë akademitë e tyre, është një “krim” dhe një etje e pështirë e njërzve që duan veç para.
Ndaj, Duka&Co, janë personat që i kanë pasur në dorëzim këto para dhe nuk i kanë shpërndarë, duke i mbajtur të fshehtë.
Ata duhet të hetohen për këtë skandal të rëndë që kanë kryer, pasi bëhet fjalë për lekë që duhet të shkonin për të rinjtë që duhet të jenë e ardhmja e futbollit shqiptarë.
Dhe duhet ta dinë një gjë, se jo të gjithë fëmijët kanë mundësi financiare që të përballojnë pagesën e stërvitjes, siç kanë fëmijët e ktyre që bredhin me makina luksoze e jahte!!
Diskutime rreth kësaj post