Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi iu është bashkuar reagimeve për sulmin e paprecedentë në ‘Prestige Resort’. Boçi tha se kjo është një luftë e pastër që Rama i ka shpallur të gjithë mediave dhe bizneseve që janë kundër tij.
REAGIMI I BOCIT:
“🚨I paimagjinueshëm imazhi që qytetarët shqiptarë shohin këtë mëngjes në një nga resortet turistike të vendit!
Në Një sulm i pastër politik e jo vetëm, për shkak të qëndrimeve realiste dhe profesionale të mediave Neës 24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare për aferat e qeverisë, Edi Rama urdhëron prishjen e një pjese të resortit në pronësi të botuesit I.Hysenbelliu.
‼️Në sytë e qindra turistëve, Rama tregon se para interesit të tij dhe mbrojtjes së aferave të tij ai nuk vendos asgjë!
As imazhin e turizmit shqiptar dhe as lirinë e medias.Kjo është një luftë e pastër që Rama i ka shpallur të gjithë mediave dhe bizneseve që janë kundër tij.
Askush nuk duhet të heshtë! Të gjithë duhet të reagojnë, pasi nesër mund të jetë rradha e gjithësecilit.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post