Ish zyrtari i PD Edvin Kulluri ka komentuar aksionin IKMT për prishjen e pishinave të paligjshme tek resorti në Golem “Prestige Resort”, që ka shkaktuar akuza të forta të pronarëve se po preket liria e mediave.
Kulluri thotë se nuk e di ky hyn ky resort tek liria e fjalës te ky ndërtim mbi rërë apo ndërtime të tjera deri tek ai i Luli Bashës në Vlorë mbi ujë.
Postimi i plotë:
“Se c’a hyn liria e fjales me foton e meposhtme nuk po e kuptoj dot prej oresh!
A ka ndertime te tjera abuzive?! Po dhe sa te duam! Nje te tille kishte bere mbi uje dhe familja e udheheqesit legjendar Luli Basha ne Vlore! Edhe atehere u godit medemek ‘liria politike’!
Po mire mo, idiote i dini njerezit te dalin ne protesta per milionat qe beni mbi def!
Meqe ra fjala, zoti Kryeminister mund te fillosh te prishesh ndertimet mbi rere dhe det ne cdo pellembe plazh qe mos te mendojme dhe ne normalet qe ke bere goditje selektive sot! Pasi te mbarosh nja ca shishe vere ne Beograd se mos te prishet terezia mor aman se mezi te kemi.”-shprehet Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post