Banorët fshatrave Mabë dhe Barbullush, mes Lezhës dhe Shkodrës shprehen të shqetësuar për prishjen e urës, e cila i izolon ata dhe u pamundeson lëvizjen drejt tregjeve për shitjen e produkteve blegtorale e bujqësore.
Jetojnë me blegtori dhe bujqësi. Nuk kërkojnë asgjë më shumë, thjesht mundësinë për të lëvizur lirshëm për t’i dhënë mundësi vetes të shkojnë pranë tregjeve.
Përbri urës së prishur është edhe një urë prej hekuri, por atje nuk lejohet lëvizja me mjete, ndërsa edhe ecja në këmbë është e pasigurtë, pasi banorët thonë se mund të shembet nga çasti në çast.
Banorët apelojne për ndërtimin e urës në mënyrë që t’i shpëtojnë izolimit.
Diskutime rreth kësaj post