Shembja e Teatrit Kombëtar ka ngjallur reagime të ashpra të shumë qytetarëve, ndërsa duket se po sjell një tjetër ngërç politik në vend.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përsëri në lidhje me këtë çështje. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai shprehet se kryeministri Edi Rama shkatërroi teatrin për të ndërtuar kullat e duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës.
Kryedemokrati e cilëson Ramën si një hajdut ordiner që përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri.
Reagimi:
“Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës.
Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri. Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm.
Si burracak, Rama tani përpiqet tia hedhë fajin kujdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojn ë me gisht të gjithë.” tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post