Janë shembur pallatet e pabanueshme në Laç të cilat u dëmtuan gjatë tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit. Ndërkaq, kryeministri Rama, ka bërë me dije se ka nisur projektimi i lagjes së re ku do strehohen familjet e mbetura pa shtëpi.
“Shemben pallatet e ndërtuar me “punë vullnetare” në Laç, ndërkohë që ka nisur projektimi i lagjes së re ku do të sistemohen në kushte optimale, të gjitha familjet e mbetura pa strehë – të cilat do të qëndrojnë në banesa me qera, deri në dhurimin e apartamenteve të reja”, shkruan Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post