Ministrja Edona Bilali, ka reaguar për shembjen e mbikalimit te “Ura e Bahçallëkut”, duke akuzuar mediat se janë kthyer në “gjykatës”, që nuk pasqyrojnë lajme por nxisin teori konspirative.
“Mbikalimi i thyer dhe dukshëm i dëmtuar nga goditja dhe kamioni me vinçin e ngarkuar sipër, i parkuar aty pranë dhe që i mungonin veç dritat fluoreshente për të treguar që ishte shkaktari, janë dëshmia që njerëzit preferojnë të mbyllin sytë para të vërtetës dhe të helmojnë shpirtin e tyre dhe opinionin publik me të pavërteta”, shkruan ministrja.
Si shumë të tjerë këto ditë, edhe Edona Bilali, nuk ka mundur t’i shpëtojë efektit të Luiz Ejllit, banorit të “Big Brother VIP”.
“Pavarësisht të gjithave, kemi sens të pakrahasueshëm humori ku hipoteza më e gjetur ishte që e kanë bërë fansat e Luizit nga shendi i madh i bashkimit me Kiarën”, përmend ministrja në reagimin e saj.
Ajo tregon se mbikalimi është ndërtuar me zero lekë.
“Për ta përmbledhur: mbikalimi ishte një ndërhyrje mirëmbatjeje dhe rinovimi estetik me motiv sixhaden e Shkodrës që i ka kushtuar shkodranëve e shqiptarëve 0 LEKË nga taksat, pasi siç e kam thënë çdo herë që kam folur për të, ka qënë një projekt në kuadër të sloganit #tanebashke, ku biznesi, komuniteti, rinia dhe institucionet publike përgjegjëse u bënë bashkë për ta rijetësuar hyrjen e qytetit deri në momentin që projekti i madh i transformimit të hyrjes së Shkodrës të merrte jetë”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post