Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lagjja e re në Vaqarr me shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti, lagje e cila po ndërtohet me kontributin e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, i cili mblodhi kontributin e shqiptarëve.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë shëmbëlltyrë kuptimplotë të solidaritetit shqiptar e të bashkëpunimit me ‘Fundjavën Ndryshe’, ju uroj një javë të mbarë”, – ka shkruar Rama.
Në kantierin e rindërtimit në Vaqar punimet kanë ecur me ritme të larta. 20 banesa të Vaqarrit janë ndërtuar me kontributin e fondacionit “Fundjavë ndryshe” dhe do t’u dorëzohen të mobiluara banorëve.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post