Drejtori i Infoçipit, Gerti Shella, duke folur për sistemin e drejtësisë në vend, deklaroi se reforma në drejtësi ka shkaktuar kolaps. Shella theksoi se dosjet kanë kohë që rrinë në një vend dhe për rrjedhojë, qytetarët po rrinë dyerve të gjykatave.
Deklarata e Shellas:
“Vonesat në gjykim u rritën në 2020. Shtohen vonesat nëpër gjykata. Në Tiranë duhen 500 ditë për të gjykuar një çështje themeli, që janë shumë. Largimi i shumë gjykatësve nga vetingu dhe pandemia kanë bërë që qytetarët po ngelen në dyert e gjykatave. Janë më shumë se 13 mijë deri në 14 mijë çështje që priten të gjykohen nga Gjykata e Tiranës, kryesisht.
Nga 31 gjyqtarë që punonin në Tiranë, tani punojnë 9 gjyqtarë, duke reduktuar në mënyrë drastike numrin e gjyqtarëve. Dosjet kanë vite në stok dhe tani gjykohen. Reforma në drejtësi ka futur në kolaps sistemin e drejtësisë. Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi”, u shpreh Shella.
Diskutime rreth kësaj post