Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu shkruan se të besosh në demokratizimin e talebanizmit është njësoj si të shpresoje në demokratizimin e nazizmit apo komunizmit.
Në një postim në “Facebook” duke iu referuar zhvillimeve në Afganistan ku talebanët morën kontrollin pas largimit të trupave amerikane, Shehu shkruan se talibanizmi do të ngelë gjithmonë vetëm një “egërsirë” e krijuar dhe orientuar për të “shqyer” njerëzimin e vlerat e tij.
Deklarata e Shehut:
“Në qoftë se dikush shpreson në “zbutjen” e Talibanizmit drejt një demokracie e të drejtash, që do të thotë drejt një Talebanizmi me “fytyrë njeriu”, atëherë duhet të jetë ky “djaloshi”, modeli i Talebanit “intelektual liberal”!
Unë nuk besoj në qoftë se dikush e beson këtë.Sepse Talibanizmi do të ngelë gjithmonë vetëm një “egërsirë” e krijuar dhe orientuar për të “shqyer” njerëzimin e vlerat e tij.
Dhe kjo nuk mund të ndryshojë, sepse është vendosur në ADN e tij, pa të cilën ai nuk do të ekzistonte. Të shpresosh në këtë transformim, është sikur të shpresoje vite më parë në demokratizimin e Nazizmit apo të Komunizmit!”, shkruan Shehu.
Diskutime rreth kësaj post