Deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi i ftuar mbrëmjen e sotme në “Milori Live” foli për ndryshimet në qeveri. Shehi u shpreh se Edi Rama ka marrë pozicionin e sulltanit dhe jo të kryeministrit pasi po merr të gjithë institucionet nën kontroll.
“Zoti Rama ka, marrë pozicionin e liderit, sulltanit quaje si të duash. Nuk është kryeministër. Kryeministri ka një hapsirë të caktuar, por ky i ka marrë të gjitha institucionet nën kontroll. Kjo lloj qeverie është bërë një ndërmarrje.”
Gjithashtu gjatë fjalës së tij Dashi foli edhe për situatën në të cilën ndodhet opozita, ku u shpreh se në këtë pikë ku jemi vendi jonë nuk ka më nevojë për rotacion, por për një ndryshim real.
“Pozitë-opozitë i kemi bërë sikur janë dy ndërmarrje aksionere. Unë them nuk ka më rotacion. Nuk kemi nevojë më për rotacion, e kemi bërë kaq herë. Ne kemi nevojë për një ndryshim real. Me rregullat e lojës ndryshe, imazh ndryshe, projekt politik ndryshe. Nëse ne ofrojmë të njëjtët persona, ai shqiptari që ri atje, për inertsi do të thotë të ri ky që është më mirë.”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post