Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar largimin e Bamir Topit nga koalicioni gjatë ditës së sotme.Ai u shpreh se politika shumë herë është e mbushur me këto grindje brenda partive dhe se do t’i pranonte këto divergjenca me kushtin që të gjithë të bëheshin kundër Ramës.
Deklarata e Shehut:
“Unë gjykoj që tek ky program që ka paraqit PD mishërohen të gjithë elementët e partive të tjera. Koalicionet bëhen për të puqur njerëz që gjykojnë ndryshe. Koalicionet bëhen dhe partitë bëhen bashkë për të marrë vota dhe nga njerëz që mendojnë ndryshe.
Në asnjë rast nuk duhet të hiqen specifikat e disa partive, sa më i madh të jetë harku opozitar aq më të mëdha janë mundësitë e fitores.
Unë jam prej atyre që kam thënë me kohë dhe vazhdoj ti qëndroj asaj ideje, unë do të isha nga Topi tek Topalli të gjithë do t’i fusja secilin grup që është kundër kësaj shoqërie, kësaj politike korruptive që ka ndodh gjithë këto vitet e fundit unë do t’i pranoja, por me një kusht të jenë kundër Ramës, do t’i pranoja divergjencat që kemi midis njëri-tjetrit.
Politika shqiptare është e mbushur shpesh herë me këto grindjet e brendshme midis partive, midis kolicioneve, me historitë e të shkuarës, nuk e di se çfarë ka ndodhur, mu bë qejfi që z.Basha mbërriti të maksimizojë të gjithë palët.
Kjo lloj formule të bëj një lloj përmbysje për të gjithë pushtetin, të bëjë ndryshime radikale, të rindërtoj shtetin shqiptarë, të rindërtojë ekonominë e Shëipërisë.
Nga këtu deri në zgjedhje do të ketë nga këto probleme, do të ketë njerëz që janë të pakënaqur nuk them që opozita është klubi i engjëjve, unë them që opozita është i vetmi shanc që ka Shqipëria për të dalë nga ky batak.
Ka një shanc të madh përpara, ajo që po ju ofrojnë nuk është mrekullia e botës, por i ofrojmë rikthimin në normalitet dhe ofrojmë shpresat për të ndryshuar”, u shpreh Shehi për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post