Partia e Lirisë vijon të denoncojë fakte lidhur me aferën e infeneratorëve. Anëtarja Brisilda Shehaj, tha përballë gazetarëve se qeveria ka marrë me miliona lekë kredi dhe garanci ka vendosur paratë e shqiptarëve.
“Bëhet fjalë për tre kompani, e para kredimarrja që ka bërë kompania. Në datën 15 nëntor 2016 kompania merr një kredi 12.2 mln dollarë, por ajo që e bën edhe më të rëndë faktin është se dorëzani për ketë kredi është edhe kompania Albtek Energy, ajo që ka marrë ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Është e qartë si këto kompani janë palë të lidhura. Kontrata tjetër është në 2019. Albtek Energy sërish, dhe e vetmja garanci qe kane këto kompani janë të ardhurat dhe kontratat koncesionare që kanë përfituara nga shteti shqiptar. Pra barra, pengjet, sekuestrimi kalon tek buxheti i shtetit shqiptar. Kontratë kredie tjetër, në 2020, ku kanë marrë kredi duke u bazuar tek VKM per covidin me garanci sovrane për pagat e punonjësve. Kjo kompani nuk ishte në gjendje të paguante punëtorët, por duhet të merrte kredi dhe garanci janë paratë e popullit shqiptar. Shtator 2020, kompania ITS ne vendimin e asamblesë se ortakeve vendos të përfitoje nga riskedulimi i kredive për shkak të covidit përfiton bazuar urdhrit te kryeministrit dhe guvernatorit. Pika dy, kredia që është marrë për pagat dhe pika 3 është miratimi për marrjen e një kredie prej 3 mln dollarë me afat 5 vjeçar për rimëkëmbjen e aktivitetit me garanci shtetërore sipas VKM 387 te 113 majit 2020.”, tha Shehaj.
Diskutime rreth kësaj post