Deputeti demokrat Agron Shehaj ka zbuluar për herë të parë se ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim nuk i ka kërkuar të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha pasi u shpall “non grata” nga SHBA. Në studion e “Të Paekspozuarit”, Shehaj akuzoi Lulzim Bashën se u tregua i pasinqertë ndaj Berishës duke u hequr se nuk do ta përjashtonte pas shpalljes “non grata” nga SHBA.
“Në asnjë mënyrë nuk ma ka kërkuar. Kush fshihet pas ambasadores amerikane, nuk është korrekt në raport më demokratët dhe me votuesit. Mua nuk ma ka kërkuar. Unë jam i bindur, është e qartë se takimi me Yuri Kim, më ka dëmtuar me demokratët në fushatë. Por unë u tregova luajal. Nuk ka asgjë të keqe të takoj ambasadoren Kim. Ai që nuk u tregua i sinqertë ishte Basha, që për këtë çështje, bëri sikur mbajti anën e Berishës. Pa mbështetjen, apo me heshtjen e zotit Berisha, nuk fitonte. Kur zgjidhesh, me ndihmën edhe indirekte, me heshtje, sepse demokratët i kishin sytë nga zoti Berisha. Duke e ditur se u zgjodh me këtë ndihmë dhe mbështetje, edhe sikur të ishte i detyruar për vendimin, duhet të jeptë dorëheqjen. Të përdorësh atë mbështetje që mori nga Berisha, për të sulmuar Berishën”, deklaroi Agron Shehaj.
Agron Shehaj është shprehur pro iniciativës së Sali Berishës për të shkarkuar Lulzim Bashën duke pranuar se demokratët duhet të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Diskutime rreth kësaj post