Kandidati i PD-së për deputet Agron Shehaj, me anë të një statusi në “Facebook” ka komentuar deklaratën e Ramës, për të marrë punëtorë të huaj në Shqipëri.
Shehaj shprehet se duhet që qeveria të rrisë pagat në Shqipëri, me qëllim që shqiptarët të mos zëvendësohen me pakistanezë.
Postimi i Agron Shehajt:
“Shtatë ditë i duhen Edi Ramës për t’i zëvendësuar shqiptarët me indianë apo pakistanezë. Ose të pranojnë të paguhen 24 mijë lekë ose të ikin.Në Shqipërinë e Edi Ramës nuk ka vend për njerëz të aftë dhe për njerëz me dinjitet.Nuk ka vend për shtresën e mesme.Rama dhe oligarkët kanë kapur ekonominë dhe ju duhen skllevër që të punojnë për ta.
Ata duan njerëz që nuk votojnë, që nuk ngrenë zërin, që nuk kërkojnë të drejta.Deklaratat e Edi Ramës për shqiptarët si dembelë që rrinë në kafene e merren me thashetheme janë përçmuese.Shqiptarët janë njerëz me dinjitet dhe krenari. Ata kanë të drejtë të paguhen për të mbajtur gjallë familjet e tyre.
Por Edi Rama mendon se ata duhet të pranojnë 200 euro ose ai do t’i zëvendësojë për 7 ditë me afganë dhe pakistanezë.Shqiptarët kanë nevojë për mundësi. Ata dinë të punojnë, prodhojnë dhe ndërtojnë. Atyre i duhet një qeveri që punon për ta, një qeveri që punon për shqiptarët.”-shprehet Shehaj.
Diskutime rreth kësaj post