Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka ka publikuar në facebook mesazhin e një drejtuesi grupseksioni nga zona e Durrësit. Ky i fundit ka qenë firmëtar dhe delegat në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor.
Paloka shkruan se informacionet e tjera janë edhe më zi se kaq, sepse sipas tij, po bëjnë “delegatë” jo vetëm ata që janë me Bashën , pa asnjë funksion në PD, po dhe ata që janë me Ramën.
“Kush tha qe i kane mbyllur dyert e selive…?! Dyert janë të hapura, po me sa duket jo për të zgjedhurit e demokratëve.
Sapo me erdhi një mesazh prej një drejtuesi grupseksioni nga zona ime ne Durrës, firmëtar dhe delegat ne Kuvendin e 11 dhjetorit.
Ne fakt informacionet e tjera janë edhe me zi se kaq…se po bëjnë “delegatë” jo vetëem ata qe janë me Bashën , pa asnjë funksion ne PD, po dhe ata qe janë me Ramën…”, shkruan Paloka.
Diskutime rreth kësaj post