Pas largimit nga jeta të Princit Philip pasuria e tij prej 42 milionë dollarësh do të ndahet ndërmjet mbretëreshës Elisabeth dhe fëmijëve, nipërve, të afërmve etj. Ajo që ka habitur të gjithë është se në këtë listë ai ka vendosur dhe 3 punonjësit e tij më të afërt.
“Ndryshe nga disa mbretërorë të tjerë, Princi Philip është treguar bujar edhe me njerëzit që i kanë qëndruar afër por që s`janë të familjes”, tha një burim i brendshëm.
Ata përfshijnë sekretarin e tij privat Brigadier Archie Miller Bakewell, William Henderson dhe shërbëtorin Stephen Niedojadlo. Nipërit e mbesat e tij mund të marrin gjithashtu një pjesë të majme nga testamenti dhe Princi Harry nuk është përjashtuar, pavarësisht kritikave të tij publike ndaj familjes mbretërore që kur u tërhoq nga detyrat e tij zyrtare.
Diskutime rreth kësaj post