Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë thirrje për qasje “urgjente, të pakufizuar” në Gaza për të ofruar furnizime shëndetësore shumë të nevojshme.
Në një postim në X, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e quajti shifrën e viktimave civile në enklavën e rrethuar palestineze “marrëzi” dhe tha se pa dërgesa në shkallë të gjerë, “tragjedia do të vazhdojë të shpaloset para syve tanë”.
“Ne kërkojmë që të garantohet lëvizja e sigurt për autokolonat humanitare nëpër Gaza – dhe një pauzë e menjëhershme humanitare. Nuk ka kohë për të humbur. Çdo moment ka rëndësi”, tdeklaroi shefi i OBSH-së.
Diskutime rreth kësaj post