Një ditë pasi Shqipëria vendosi që të dëboi nga vendi ynë dy diplomatë rusë, në kuadër të masave të marra nga vendet europiane dhe SHBA, për helmimin e vrarë ish-spiunin Sergei Skripal dhe vajzën e tij me agjent nervor ushtarak në Britani, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë.
Përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, ambasada i bën thirrje në emër të SHBË, se Rusia duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj dhe t’i tregojë botës se është e aftë të përmbushë angazhimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare si anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj dhe t’i tregojë botës se është e aftë të përmbushë angazhimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare si anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë kombëtare”, thuhet në njoftimin e ambasadës në ‘Facebook’.
Helmimi i spiunit rus në Britani ka shkaktuar reagim të ashpër, ku është pasuar me dëbimin e mbi 100 diploma rusë nga vende të ndryshme të Europës, duke përfshirë edhe SHBA.
Diskutime rreth kësaj post