“Rilindja Demokratike” shkruan sot se amerikanët i kanë vendosur kryeministrit Edi Rama një afat 4 mujor për asgjesimin e 20 familjeve kriminale të përmendura nga ambasadori Donald Lu, ndryshe do e rrëzojnë nga pushteti.
“Burime nga mazhoranca flasin për një afat që i është vendosur Ramës për të neutralizuar emrat kryesorë të krimit të organizuar dhe nëse plani nuk arrihet brenda këtij afati që besohet të jetë tre deri në katër muaj, atëhere në axhendë është largimi i Ramës”, shkruan organi zyrtar i Partisë Demokratike.
“Shtetet e Bashkuara i tregojnë vijën e kuqe Ramës për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Uashingtonit i ka sosur durimi me njehsimin e pushtetit me krimin dhe rënien e vendit në duart e krimit të organizuar dhe ka vendosur të reagojë fort duke paralajmëruar një fortunë në ditët dhe javët e ardhshme, e cila nuk do të kursejë as qeverinë. Është e pakuptimtë se si Rama ka heshtur pas mesazheve të forta amerikane përmes ambasadorit Lu”, shkruhet më tej në artikull.
Nga njeriu më i sulmuar nga PD, tashmë Donald Lu është kthyer në “engjëll”, i cili, sipas “RD-së”, do e çojë në ferr Edi Ramën.
Diskutime rreth kësaj post