UASHINGTON, 19 mars – Presidenti amerikan, Barack Obama i kërkoi sot republikanëve të Senatit të votojnë Merrick Garland, i emëruar këtë javë në Gjykatën e Supreme.
“E di që jemi në mes të një sesoni politik veçanërisht të nxhehtë dhe të paqëndrueshëm”, deklaroi Barack Obama në fjalimin e tij të përjavshëm.
“I kërkoj republikanëve të Senatit t’i japin gjyqtarit Garland respektin që ai meriton. Jepini atij mundësinë e një prove. Jepini atij një votë. Të refuzoni do të ishte një abdikim nga detyra kushtetuese e Senatit”, vazhdoi presidenti amerikan.
“Në një epokë që politika është shumë e polarizuar, kur normat dhe traditat e diskursit tonë politike duket se janë gërryer, është koha që të analizohet një emërim në Gjykatën Supreme me seriozitetin që meriton”, tha Barack Obama.
Pas dis javësh reflektim, Obama emëroi të mërkurën në Gjykatën Supreme gjyqtarin federal, Merrick Garland, një progresist i moderuar, duke zëvendësuar gjyqtarin konservator, Antonin Scalia, që vdiq në shkurt./
Diskutime rreth kësaj post