Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim, kërkoi të martën që Partia Socialiste të pozicionohet qartë për rastin e deputetit Tom Doshi, dhe rikandidimin e tij në zgjedhjet e 25 Prillit, si kryetar i Partisë socialdemokrate.
Pas këtij paralajmërimi drejtuesi Politik i PD në Elbasan, Gazmend Bardhi kërkon që të monitorohet veprimtaria e Doshit në fushatë.
Bardhi u shpreh se kjo është kërkesa e vetme që ka në mënyrë që të kryhet monitorimi sesi Doshi kryen fushatën zgjedhore.
“E vetmja kërkesë që kam unë, është që organet ligjzbatuese të mbajnë nën monitorim fushatën që kryen z.Doshi dhe mënyrën se si ky kandidat për deputet është bërë deputet në 2017-ën me metodat, format që ka përdorur për tu bërë deputet” – u shpreh Bardhi për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post