Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, shprehet se SHBA dhe Shqipëria kanë lidhje të forta.
Kim theksoi rolin e rëndësishëm që rinia luan në marrëdhënien e veçantë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, si dhe nxiti anëtarët e Këshillit Rinor që të vazhdojnë punën e mirë si udhëheqës komuniteti.
“Ambasadorja Kim përshkroi lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ndërsa bisedoi me anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane, gjatë një sesioni virtual mbi marrëdhëniet midis SHBA dhe Shqipërisë.
Ajo nënvizoi rolin e rëndësishëm që rinia luan në formëzimin e kësaj marrëdhënieje të veçantë dhe nxiti anëtarët e Këshillit Rinor që të vazhdojnë punën e mirë si udhëheqës komuniteti”, shkruan Ambasada Amerikane.
Diskutime rreth kësaj post