Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të jetë këtë vit në SHBA me rastin e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit.
Ambasada e SHBA-së i ka refuzuar vizën të parit të ekzekutivit për shkak të vendimit për taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Probleme me vizën Haradinaj ka pasur edhe vitin e kaluar për shkak të qëndrimeve për demarkacionin me Malin e Zi.
Mediat në Kosove bëjnë me dije se askush nga AAK-ja nuk do të marrë pjesë në organizimin e përvitshëm “Lutjet e Mëngjesit” që mbahet çdo vit në Amerikë.
Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump që shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës. Ftesë për këtë ceremoni kanë marrë edhe zyrtarë nga Kosova, por i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj për shkak se nuk i është lëshuar viza amerikane nuk do të marrë pjesë.
Ndërsa, ditë më parë Al Jazeera e Ballkanit kishte raportuar se kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të vendimit për taksën 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Për këtë nuk ka komentuar askush nga kabineti i kryeministrit.
Diskutime rreth kësaj post