Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nënshkruan dy Memorandume Mirëkuptimi shumë të rëndësishme, në fushën e Bashkëpunimit Ekonomik dhe ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës.
Ambasada e SHBA ka ndarë fjalën e nën-Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin Keith Krach, i cili ishte në Shqipëri për ta nënshkruar këtë marrëveshje pas një turi takimesh me udhëheqës të ndryshëm në Europë. Nën-Sekretari Krach, është një nder t’ju kemi këtu.
“Së pari, mendoj se Shqipëria njihet jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara, por edhe nga NATO, si udhëheqëse, një nga të parat që iu bashkua Rrjetit të Pastër dhe tani, Rrugës së Pastër… Lajm i mirë është që tani mbi 20 vende anëtare të NATO-s janë vende te pastra, të besuara, dhe në një numër vendesh që vizituam, si Portugalia, Spanja, Gjermania, Luksemburgu, të gjitha janë në atë rrugë për të qenë në Rrjetin e Pastër. Ajo që do të thotë për Shqipërinë është se njiheni vërtet si udhëheqëse në këtë drejtim dhe keni përcaktuar ritmin aty”.
Diskutime rreth kësaj post