Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë duke e shqyrtuar mundësinë se si të ofrojnë përkrahje më të fuqishme për procesin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit që po zhvillohet në Bruksel.
Kështu ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” Ambasada Amerikane në Prishtinë, pas kërkesës që presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka bërë SHBA-së për përfshirjen në dialog.
Thaçi ka theksuar se përfshirja direkte e SHBA-së në fazë përfundimtare të dialogut është e domosdoshme për të siguruar një marrëveshje të pranueshme dhe të zbatueshme për të dyja palët.
Njohësit e çështjeve ndërkombëtare e kanë cilësuar tejet të rëndësishme pjesëmarrjen e SHBA-së në dialog. Sipas tyre, kjo do ta ndihmonte çuarjen e dialogut në fazën përfundimtare.
Në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë, përveç SHBA-së, pritet të përfshihen edhe Gjermania (në emër të Bashkimit Evropian) dhe Rusia. Por, pjesëmarrja e kësaj të fundit nuk është zyrtarizuar ende.
Diskutime rreth kësaj post