SHBA ka bërë një tjetër hap të madh në forcimin e pozitave ushtarake. Mediat raportojnë se ushtria amerikane ka testuar me sukses një raketë të re moderne hipersonike, e cila udhëton 5 herë më shpejt se shpejtësia e zërit.
Pentagoni deklaroi se testi u krye javë e kaluar dhe ishte i pari i llojit të tij për Armët Hipersonike që prej vitit 2013.
Raketa e ndërtuar nga kompania Raytheon, u lëshua nga një avion përpara se të ndizte motorët e saj “Northrop Grumman”. Ky motor punon duke kompresuar ajrin që hyn me karburant hidrokarburesh, për të arritur një shpejtësi deri në 1700 metra për sekondë, ose e thënë ndryshe 5 herë më shumë se shpejtësia e zërit.
Lufta e ftohtë mes SHBA, Rusisë dhe Kinës vijon të intensifikohet. Kujtojmë se në maj, Rusia testoi tre raketa hipersonike ‘Satan 2’, që mendohet se mund të “fshijnë” nga harta zonat me madhësinë e Anglisë dhe Uellsit.
Diskutime rreth kësaj post