Udhëheqësit e vendeve të G7-s do të zhvillojnë një video-konferencë urgjente për të diskutuar situatën e krijuar në Afganistan, pas marrjes nën kontroll nga talebanët, njoftuan SHBA dhe Britania e Madhe.
”Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri britanik, Boris Johnson folën dje në telefon dhe ranë dakord që të zhvillojnë takimin virtual javën e ardhshme për të diskutuar një strategji dhe qasje të përbashkët për situatën e krijuar”, – tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
”Zyra e shtypit e kryeministrit britanik, Boris Johnson bëri një deklaratën ku konfirmoi se të dy udhëheqësit mezi e prisnin një takim të G7-s në ditët në vijim”, – raportoi agjencia britanike e lajmeve, Press Association.
Diskutime rreth kësaj post