Shpallja “non grata” e Sali Berishës ka tronditur dje politikën shqiptare. Qëndrimi i Sekretarit Blinken ishte shumë i fortë, por në atë deklaratë ai e bën të qartë se kjo histori nuk mbyllet me kaq, pasi pas Berishës do e kenë radhën emra të tjerë. Blinken shprehet se Berisha ka ndërhyrë në procese të tjera duke mbrojtur familjarë dhe aleatë të tij.
Reagimet nga politika kanë që të shumta. Për herë të parë ka folur dhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi.
Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se sipas multimiliaderit Xhorxh Soros, fluturimet që ka bëre Taulant Balla me Edmond Begon ”janë për të mirën e Amerikës”.
Edhe pse Malltezi nuk i ka përmendur me emër protagonistët, duket se reagimi i tij lidhet pikërisht me numrin 2 të socialistëve, dhe lidhjen e tij me biznesmenin Bego, i cili dyshohet se ka qenë anëtar i bandës së Lushnjes.
“Sipas Soros, 57 udhëtimet e tualetit me financierin e bandës së Lushnjës (disa me charter) janë bërë për të mirën e Amerikës”, – shkruan Malltezi në postimin e tij në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post