Ambasadorja e SHBA-ve, në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar në Gjykatës e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe ka zhvilluar një takim me drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnaj dhe kreun e SPAK, Arben Kraja.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe Ambasada Amerikane në Tiranë duke dhënë detaje nga takimi. SHBA paralajmëron se SPAK do i japë fund pandëshkueshmërisë pasi askush nuk është mbi ligjin!
Reagimi i plotë:
“Sot, Ambasadorja Kim u takua me Kreun e SPAK Kraja dhe Drejtorin e BKH Hajnaj për të diskutuar rezultatet e suksesshme të SPAK dhe sfidat me të cilat ata përballen në vitin e tyre të parë. Shtetet e Bashkuara mbështesin rolin e rëndësishëm që SPAK ka në zbatimin e suksesshëm të reformës në drejtësi. Zhvillimi i vërtetë po ndodh. SPAK e nisi vitin 2021 me rezultate të vërteta nga çështje të mëdha. Ndërsa mesi i vitit 2021 po afron, Kreu Kraja dhe Drejtori Hajnaj i rikonfirmuan Ambasadores Kim se puna po vijon intensivisht në SPAK. Pavarësisht sfidave dhe sulmeve, SPAK është përqendruar për të treguar se askush nuk është mbi ligjin. Ata vazhdojnë të hetojnë krime të ndryshme, të organizuara e të mëdha, korrupsionin dhe krimet zgjedhore, dhe janë të vendosur për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin!”, njofton ambasada e SHBA.
Diskutime rreth kësaj post