Dëmtimi i katër tankerave të naftës në Gjirin Persik përmes disa sulmeve misterioze me eksplozivë, të cilët vendet arabe dhe SHBA-të kanë cilësuar sabotazh prej Iranit kanë rritur ndjeshëm tensionet në këtë vend aq sa po flitet për konflikt të armatosur.
SHBA-të kanë akuzuar Iranin se ka tentuar të sabotojë transportin e karburantit nga vendet e Gjirit, ndërsa qeveria e Iranit shprehet se “janë tepër të mëdhenj për t’u kërcënuar nga të tjerët”.
SHBA-të dhe vendet e Gjirit kanë nisur hetime për këto sulme nga të cilat u dëmtuan dhe u rrezikua fundosja e katër tankerave gjigantë të naftës dhe nëse konfirmohet se pas tyre është Irani situata do të bëhet mjaft serioze dhe mund të shkojë deri në përballje ushtarake., transmeton Albeu.com.
Gjatë ditës së djeshme në Arabinë Saudite është sulmuar një naftësjellës nga Gjiri Persik për në Detin e Kuq, për të cilin qeveria akuzoi rebelët Houthi që janë të mbështetur dhe financuar nga Irani.
SHBA-të po bëhen gati për të dërguar 120 000 trupa në zonë që do të jetë numri më i madh që prej Luftës së Irakut, ndërsa në Gjirin Persik gjendet edhe aeroplanmbajtësja “Abraham Lincoln” me një numër të madh avionësh dhe raketash. /albeu
Diskutime rreth kësaj post