Video-ja ku moderatorja Marsela Topi ofendoi rëndë kameramanët në studiot e televizionit Apollon në Fier bëri xhiron e rrjetit.
Marsela tejkaloi të gjitha kornizat e emisionit pasi një moment komeramanët po qeshnin me një nga të ftuarit, duke e bërë modeartoren të acaroheshe dhe të thoshte:
“O çuna po pushoni ia q*fsha robt tani.”
Video-ja u bë virale dhe nuk munguan kritikët ndaj moderatores, të cilët shpreheshin se duhet të jetë më e përmbajtur për profesionin që ka.
Së fundmi Marsela ka qënë e ftuar mbrëmjen djeshme në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun për të folur për herë të parë publikisht se çfarë ka ndodhur konkretisht.
Ajo ka treguar se si është ndjerë ajo pas kësaj dhe pse videoja është bërë publike.
Pjesë nga biseda:
Jonida Shehu: Je mërzitur ti nga kjo histori?
Marsela Topi: Absolutisht.
Jonida Shehu: E ndjen që je bërë e famshme përtej Fierit, përtej televizionit ku ti punon?
Marsela Topi: Nuk kisha nevojë për këtë lloj pompoziteti, gjithsesi erdhi vetëvetiu, meqë erdhi, mirëserdhi.
Jonida Shehu: Ata të televizionit çfarë të thanë?
Marsela Topi: Ata më thanë që asnjë reklamë nuk është e mirë, asnjë reklamë nuk është e keqe, kështu që kaloje me sportivtet.
Jonida Shehu: Ti vetë si u ndjeve?
Marsela Topi: Në fakt nuk e prisja që të jem realiste sepse ishte në regjistrim dhe nuk është fare në natyrën time sepse unë jam natyrë shumë serioze.
Diskutime rreth kësaj post