Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar se çfarë ndodhi në Kuvend, teksa deputeti i PD, Edi Paloka i hodhi bojë në fytyrë kryeministrin Edi Rama.
Berisha u shpreh se Rama shau kryetarin e opozitës Lulzim Basha me gjuhë ofenduese dhe sipas tij kryeministri është një sharës i lindur.
“Kryetari i pseudo mazhorancës të fyejë kryetarin e opozitës. Merrni shifni kamerat se çfarë i tha kryetarit të opozitës. Ato fjalë ja thotë çdo shqiptar atij, por ai u lëshua me fjalë që ishin ofenduese. Nuk ka gjë më të rëndë sesa kryeministri shan në çdo moment opozitën dhe kreun e saj. Kryeministri një sharës i lindur. Këta janë gangsterë të pafytyrë”- tha Berisha.
Video:
Diskutime rreth kësaj post