Shaqiri: Nuk do ta vesh fanellën e Kosovës edhe po u pranua nga FIFA
Në një intervistë të gjatë dhënë zviceranes Blick nga shtëpia e tij e re në Angli, Xherdan Shaqiri flet për gjithcka, ushqimin, femrat, reporteret etj. Por gazetari Andreas Boni nuk e ka lënë me kaq duke i bërë edhe disa pyetje delikate që kanë të bëjnë me Europianin dhe me të ardhmen e tij në rang Perfaqësueseje.
I pyetur për shortin e Europianit, Shaqiri pranon se Shqipëria nuk ishte kundershtari që Zvicra donte e kjo për arsye se deshirohej një emër më i madh sesa debutuesit kuqezinj. Boni vazhdon më tej duke e cilësuar përballjen me shqiptarët si nje ndeshje emocionuese por Shaqiri shprehet se nuk ka asnjë emocion pasi kane luajtur më parë dhe tani e dinë se cfarë të presin, qoftë edhe nga mediat që priten ti sulmojnë atë bashkë me Granit Xhakën apo Valon Behramin.
Diskutime rreth kësaj post