Ministri i Pushtetit Vendor, Eduard Shalsi tha se opozita me qëndrimin e saj po saboton reformën në drejtësi dhe të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në intervistën e mbrëmjes, në studion e lajmeve të Ora News, Shalsi tha se qëndrimet e opozitës vijnë në një kohë kur Shqipëria është afruar më shumë me Bashkimin Europian.
Shalsi: Me ketë qëndrim të vazhdueshëm po sidomos të kohëve të fundit po tradhëton jo vetëm elektoratin, por Shqipërinë dhe shqiptarët.
Gazetarja: Me cilën sjellje?
Shalsi: Të ngujuar në cadër, pa një rrugëdalje të qartë, krejt një amulli mendore, ende sot nuk e dimë çfarë kërkojnë. Kanë ndryshuar qëndrimet e tyre gjatë këtyre 4 viteve. Kanë filluar një opozitë të fortë ende pa e marrë në dorëzim mazhoranca qeverinë. Sot që flasim Shqipëria ndodhet në një moment të jashtëzakonshme për tu integruar në BE. Raportet e BE për Shqipërinë kanë treguar se me reformat e ndërmarra Shqipëria është afruar shumë ajo që mbetet është reforma në drejtësi.
Gazetarja: Po a na do Evropa ne?
Shalsi: Në këto momente të favorshme kur partnerët na kërkojnë vetëm reformën në drejtësi, opozita me në krye PD në një hallakatje qëndrimesh po dëshmon se jo vetëm nuk është e gatshme të miratojë reformën në drejtësi por përkundrazi po e saboton duke sabotuar të ardhmes së Shqipërisë.
Zgjedhjet dhe koalicioni me LSI
Shalsi: Çështjen e zgjedhjeve nuk e përcaktojnë partitë e ka përcaktuar kushtetuta qartazi në 18 qershor. Çështja e koalicioneve është e qartë, ne kemi shprehur dëshirën dhe vullnetin tonë tashmë i takon partisë aleate me të cilën kemi bërë reforma të madha jashtëzakonshme gjatë këtyre 4 viteve. Një mazhorancë që nëse nuk do të ishte e tillë e plotë nuk do të bënte të mundur një numër të konsiderueshme reformash.
Gazetarja: Si do të regjistroheni nesër, vetëm apo në koalicion?
Shalsi: Do ta shikoni, derisa keni pritur kaq kohë prisni dhe kurioziteti do të marrë fund.
Gazetarja: Ka mundësi që të shtyhet ky afat i regjistrimit?
Shalsi: Ka qasje të ndryshme, opinionet janë të ditura, qëndrimet janë shprehur qartë ajo që ne dime mirë është se vullneti i shqiptarëve i sanksionuar në kushtetutë na nxit që të respektojmë shqiptarët dhe kushtetutën.
Gazetarja: Çfarë e pengon PS-LSI të arrijnë në një marrëveshje përfundimtare ose të shkëputen?
Shalsi: Deri më sot ndryshojnë qasjet, mënyra si ata e shohin zgjidhjen e asaj që ata e quajnë “ngërçi politik”. Ne duhet të përqëndrojmë energjinë tone tek realizimi i aspiratave të shqiptarëve. Shqiptarët duan një Shqipëri të integruar në Europë shqiptarët duan reformën në drejtësi.
Diskutime rreth kësaj post