James Cleverly, është ish-Ministri i Jashtëm britanik, që pas ndryshimeve të fundit mori postin e Ministrit të Brendshëm në vend të kontraverses Suela Braverman.
Por duket se diplomacia nuk i ka hyrë në punë Ministrit të Brendshëm me shakan pa kripë për çështjen e trullosjes dhe intoksikimit të grave dhe vajzave me substanca ilegale ose alkool, pa dijeninë e tyre.
Cleverly ka deklaruar në një pritje në zyrën e Kryeministrisë britanike në Doëning Street dhënë për gazetaret e politikës, të cilën e raporton Sunday Mirror, ku ai është shprehur se “bashkëshortja ideale është ajo që trulloste pak me ndonjë substancë me qellim që të mos kuptoje kurrë se ka burra më të mirë në këtë botë”.
Ai i është referuar gruas së tij, me të cilën ka dy fëmijë, madje ka përmendur edhe Rohypnol-in që përdoret zakonisht nëpër pub-e dhe klube nate për të intoksikuar gratë dhe vajzat duke ua hedhur atë në pijet e tyre, kur ato nuk e kanë mendjen.
Rastet janë të shumta kur në kësi praktikash shumë gra dhe vajza kanë përfunduar të përdhunuara, madje qeveria britanike dhe vet Ministri i Brendshëm qe ka kërkuar ndjesë, ka promovuar masa të reja nga qeveria për të luftuar këtë praktike kriminale duke e cilësuar atë një krim pervers.
Ministrja hije e opozitës e ka cilësuar këtë praktikë të intoksikimit, që është futja e alkoolit apo drogës në pijen apo organizmin e dikujt tjetër pa pëlqimin e tyre, si një krim serioz tejet shqetësues i cili ka një impak shkatërrues në jetët e shumë grave dhe vajzave të reja.
Padyshim Ministri i ri i Brendshëm, ish-kryediplomati britanik deri para një muaji, me këtë shaka të pavend dhe pa kripë, ka dështuar ne ushtrimin e sensit të njohur britanik të humorit dhe ka shtuar një shtrese të re non-sensi të përdorur nga elita konservatore qeverisëse, që pa dyshim nuk shton vota ndër votuesit britanik aq më tepër në radhët e gjinisë femërore e cila ndihet e poshtëruar dhe fyer nga komente të tilla të palogjikshme.
Diskutime rreth kësaj post