Dea Mishel ka folur ditën e sotme mbi një çështje të cilën vetë banorja e BBV e ka konsideruar delikate dhe të rëndësishme gjithashtu.
Bëhet fjalë për videon që blogerja pak kohë më parë ka shpërndarë në rrjetet sociale teksa kërkonte të mësonte se si mund ta vizatonin shtëpinë fëmijët jetimë.
Kujtojmë se kjo video u bë virale në rrjet, teka Dea ka marrë një lum me sharje, ofendime dhe kërcënime.
Ndërkohë që ditën e sotme blogerja ka mbledhur të gjithë banorët e shtëpisë, u ka treguar historinë dhe ka kërkuar falje për veprimin e saj.
“Kam folur për fëmijët që janë rritur pa prindër. Ndonjëherë kur kam një mërzi apo stres, më kap një ngërç emocional që nga serioziteti unë i kthej gjërat me të qeshur dhe është dukur sikur unë jam tallur me fëmijët që kanë rritur pa prindër. Portalet e kanë prerë dhe është përfolur për një kohë shumë të gjatë. Unë e kam vuajtur shumë sepse nuk dua të vras dikë me fjalët e mia.
Unë kam kërkuar falje por e kam ndjerë që nuk është pranuar nga këta njerëz madje dhe më janë kthyer shumë më keq. Ndjej shumë përgjegjësi për fjalët që kam thënë. Kam shkuar në shumë struktuar shtretërore për të bërë një veprim si shenjë falje por nuk i kanë gjetur dyert e hapura.
Arsyeja më e madhe që jam futur në Big Brother VIP është që t’ju kërkoj ndjesë gjithë njerëzve dhe të bëj diçka për rastin e tyre.
Shpresoj shumë që të më pranohet kjo kërkesë falje.”– tha Dea Mishel.
Diskutime rreth kësaj post