Ibsen Elezi i cili garon përballë Sali Berishës për zgjedhjet e kreut të ri të PD-së, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me demokratët e Lezhës. Nga Lezha, Elezi u shpreh se një nga pikat në platformën e tij është rikthimi i debatit brenda PD-së.
Elezi: Pa komunikuar dhe pa debat nuk e njeh tjetrin. Një ndër çështjet e platformës time në këtë garë, cili është debati, vlera e debatit dhe çfarë sjell debati në politikë. Debati është hequr qëllimisht. Sistemi politik që ka funksionuar në Shqipëri quhet sistem kacavirrje. Sistemi i kacavirrjes që ndërroi Lulzim Basha e ka zanafillën më 1 dhjetor. Unë e kam vlerësuar më shumë se Sali Berisha 11 dhjetorin sepse është rasti i parë që çohen njerëzit dhe rrëzojnë një model. Po ta tradhtosh këtë vullnet, të rrëzosh një model si të Lulzim Bashës dhe të fillosh të ndërtosh një model të ri të ngjashëm ky do kthejë një Boomerang për PD. Debati dhe futja e debatit u premtua dhe nga Doktori. Kjo është arsyeja që unë i kërkoj Berishës respekto fjalën që ke dhënë në Foltore.
Elezi u shpreh se i gjithë procesi demokratik brenda PD-së nuk ndërtohet me fjalë dhe thirrjet e Berishës, por me rregull dhe vepra konkrete. Sipas tij, janë këto 2 çështje të rëndësishme në themel të demokracisë.
Diskutime rreth kësaj post