Sfidat e Kuvendit të Bujanocit
Shkruan: Refik HASANI
Komuna e Bujanocit dallohet pasi në Komunën e Medvegjës ishin mbajtur zgjedhjet e parakoshme më 13 shtator 2015 dhe për Komunë të Preshevës nuk kemi asnjë telalashe as për shumicë të këshilltarëve Komunal, Kryesuesin dhe Kryetarin e Komunës. Sfidat me të cilat do të ballafaqohet legjislatura nga zgjedhjet lokale e datës 24 prill 2016,për Kuvend të Bujanocit është më rëndësi mbi të gjitha ruajtja e 30 ulëseve me Këshilltarë Komunal shqiptarë tani sa numëron kuvendi nga 41 Asambleista Komunal.
Kjo është një përballje shumë me rëndësi kështu do të ruhet edhe Kryesuesi dhe Kryetari i Komunës si shumicë shqiptare. Përveqë ksaj është shumë me rëndësi edhe ndërtimi i një koalicioni të qëndrueshëm dhe stabil që do të reflekton një frymë unifikuese. Kjo legjislatur ka obligim ngritjen,shtrimin dhe gjetjen e shumë zgjidhjeve të përgjidhshme të Komunës. Kryetari së bashku me Kryesuesin dhe Këshilltarët Komunal shqiptarë të jen bartës të miratimi të një Rekomandim-Konkluzioni që do t’ju drejtohej instancave më të larta të institucioneve Qendrore të Republikës së Serbisë dhe mekanizmava më të larta të BE-së lidhur me dukurin e fshirjes së qytetarëve të ksaj komune nga librat amzë dhe pasivizimi i adresave të banimit. Ky Kuvend do të duhej të inicojë edhe zyrtarizimin e vendkalimin në Breznicë,Muhoc e Dobrosin.
Interes i veçantë është edhe draft miratimi i Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë me Gjilan dhe Kamenicë, funksionalizimi zyrës për të zhvendosur dhe shpallja nga Komuna e datës 23 qershor si datë e të dëbuarve shqiptarë. Ndalja e diskriminimit dhe përmisimi i strukturës të punësurave në adiministratën Komunale, kadastër, shëndetësi,respektimi i dy gjuhësisë si dhe emërtimi i institucioneve shkollore dhe publike, të rrugëve dhe shesheve. Vendosja e shtatores së heroit tonë Kombëtar Skëndërbeut në qendër të Bujanocit jan sfidat me të cilat nuk është lehtë të përballet kjo legjislaturë. Komuna e Bujanocit është ndër Komunat kyqe nga tri komunat edhe për ndërtimin e raporteve se çka mundë të bëhetë mbi asociacionin e formuar më 12 shtator 2015,nga këshilltarët komunal shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Kompetencë edhe ingirencë e nivelit lokal të inicoj komunkim,lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve dhe infrastruktura rrugore pasaqërisht, projektin kapital për Malësin e Bujanocit rreth asfaltimit të rrugës Muhoc-Zarbicë, me buxhet të Komunës. Gjatë këtij mandati të kësaj legjislature do të duhej caktuar prioritete për ndaljen e zbarzjes së heshtur që është interes jo vetë i ksaj komune por edhe këti Rajoni për ruajtjen e identitetit individual dhe kelektivë duke mbrojtur vlerat e referenduimi të 1 e 2 marsit 1992 dhe vlerave të luftës së UÇPMB-ës. Domosdoshmëri e kohës dhe sfidë si të caktojn një platform dhe strategji të ndërtuar bashkarisht me Preshevën dhe Medvegjën dhe duke përfaqësuar interesat edhe para instancave të BE-ës.
Pra, nuk është vetëm ruajtja e 30 ulëseve të këshilltarëve Komunal shqiptarë nga 41 sa numron Asambleja e Bujanocit edhe nevoja emergjente e një koordinim dhe harmonizimi së bashku edhe me dy Komunat tjera për jo vetëm para Tiranës dhe Prishtinës por edhe para Beogradit dhe ndërkombëtarëve të paraqiten drejtë. Përbërja e ksaj legjislature të Bujanocit së bashku edhe me dy Komuna tjara do të duhej të gjej një zgjidhje të pranueshëme edhe për funksionimin e Këshillit Nacional për shqiptarët, për Trupin Koordinues, për kthimin e lapidarit të hequr dhunshëm më 20 janar 2013,etj. Me të drejtë qytetarët e ksaj komune presin regjistrimin e të dëbuarve dhe zhvendosurve si dhe organzimi i rexhistrimit të pasurisë personave dhe banesave që është refuzuar në vitin 2011. Për shkakë që Bujanoci kufizohet me Komunën e Kamenicës dhe Gjilanit ka shumë qytetarët të komunitetit Serbë që jan të lajmëruar me banim në Bujanoc,si të veprohet në këtë rast. Çështja e mungesës së një Spital Regjional,dhe mungesa e një Universiteti publikë në gjuhën shqipe jan sfidat jo të vogla dhe përballjet që do të duhej të ngrisin zërin dhe përfaqësojnë interesat e shqiptarëve të ksaj Komune. Në shkrimin autorial para tij hapëm dilem që Bujanoci mundë të pëson si Medvegja, por të gjithë votuesit të jemi të përgjegjshëm që mos të vij deri këtu. Në votimet e 6 maj të vitit 2012 nuk mundë të themi që u shtuam, por u arritë që të dalin votuesit në votime dhe u arritë të kemni 30 ulëse nga 41 ulëse sa numron Kuvendi komunal i Bujanocit. Kjo është sfida që të ruhen së pari këto ulëse e pastaj edhe sfidat tjera po ashtu nuk jan të lehta.
21 prill 2016
Diskutime rreth kësaj post