Dashi
Je një grua e fortë, ke humbur një person të dashur, por sërish je ringritur më e fortë se kurrë. E gatshme për të jetuar jetën, duke bërë krenar kë po të sheh tani nga qielli.
Demi
Je një person që nuk dorëzohet, që lufton për idetë dhe principet e tua, e pikërisht për këtë ndokush mund të të përkufizojë si kokëfortë, e përpos vështirësive që të dalin para, je e gatshme të përballesh me to.
Binjakët
Gjithmonë ke pasur një potencial shumë të madh, vendosmëri dhe durim. Arrin ta menaxhosh me lehtësi stresin e punës, duke qëndruar gjithmonë e kthjellët. Je një person që në jetë asgjë nuk të është dhënë si dhuratë, andaj me forcën që ke i tregon botës gruan e që je bërë.
Gaforrja
Ke kaluar zhgënjime në jetë, miqësi të prishura apo marrëdhënie dashurie që kanë përfunduar me zemër të thyer, por pavarësisht tyre ke qëndruar në këmbë. Kjo duhet të të bëjë të kuptosh sa grua e fortë je. Ja ke dalë të mbijetosh edhe e vetme, pas askënd në krah për të të mbështetur.
Luani
Je një person shumë pozitiv, optimist, i gëzuar dhe plot me energji. Pavarësisht se jeta të ka vënë në situate nga më të vështirat, ti e ke mundur, nuk je dorëzuar. Ke shumë rrugë para teje për të bërë dhe jam e sigurt që do ta përballosh me kokën lart.
Virgjëresha
Je nga ato persona që do të bëheshe “copash” për kë ka nevojë. Dhe e ke bërë një gjë të tillë edhe për persona që nuk e kanë merituar. Ke dhënë shumë duke harruar edhe veten, ndoshta ke qenë ti personi që ka pasur më shumë nevojë për ato që ke dhënë për të tjerët. Por nuk i ke kërkuar kurrë ndihmë askujt, ja ke dalë mbanë vetë.
Peshorja
Në të shkuarën të kanë marrë shumë gjëra, e tani ato mungesa ndihen në jetën tënde. Por ti je sërish këtu, e pavarur, je gruaja që e ke ndërtuar vetë veten tënde, që është rritur e vetme në mënyrën më të mirë të mundshme, je bërë një grua e fortë.
Akrepi
Je e para që mbështet miqtë ose familjarët e tu në zgjedhjet ose vendimet e jetës, por akush nuk e ka bërë diçka të tillë me ty, askush nuk të ka mbështetur ose të ketë besuar realisht tek ti. Por ti e di se çfarë bën dhe mendimi yt vlen shumë më shumë se i kujtdo tjetër. Mjafton që të besosh ti në zgjedhjet e tua, të tjerat nuk kanë rëndësi.
Shigjetari
Je formuar vetë, nuk ke kërkuar kurrë ndihëm e të tjerëve, sepse nuk e ke dashur ndihmën e të tjerëve. Që e vogël ke qenë autonome në gjërat e tua. E tani shiko ku ke arritur. Ke qenë gjithmonë e ndershme me veten dhe të tjerët. Ke punuar shumë për të arritur ato që ke sot. Je një shembull për shumë prej nesh.
Bricjapi
Ke një ndjeshmëri që pak persona e kanë. Di t’i qëndrosh afër njerëzve, di t’i dëgjosh dhe kështu ke bërë gjithmonë me miqtë dhe familjarët e tu, por askush nuk e ka bërë këtë me ty, je ngushëlluar gjithmonë e vetme, ke qarë vetëm, ke ulëritur e vetme nga zemërimi, edhe kur mendoje se nuk do t’ja dilje mbanë, por ja ke dalë, e vetme.
Ujori
Je një person i ndershëm dhe besnik që lufton për kë nuk ka “zë”, ose për kë nuk ka asgjë në jetë. Bën gjithmonë mirë, e do të kesh edhe ti mirë, këtë mos e harro kurrë. Je një femër altruiste që shkon kundër të keqes.
Peshqit
E shkuara ka lënë plagë të hapura brenda teje, që me kalimin e kohës do të shërohen. Je një person special sepse di të falesh dhe të ecësh përpara, e të lësh gjithçka pas krahëve. Madje edhe të gjithë të keqen që të është bërë. Edhe nëse sot ende të djeg, ti fal, e kjo gjë të bën një person me shpirt të madh.
Diskutime rreth kësaj post