Në sfidën ndaj Izraelit masat e sigurisë do të jetë të ngjashme me ato të marrë në takimin kundër serbisë. Policia e Shtetit pritet që të angazhojë rreth 1000 mijë forca për mbarvajtjen e kësaj sfide. Gjitashtu policia prej dy ditësh ka marrë nën kontroll stadiumin “Elbasan Arena” ku do të zhvillohet ndeshja si dhe Hotelin ku është akomoduar përfaqësuesja izraelite.
Në angazhim për ruajtjen e Izraelit janë forcat RENEA dhe në gatishmëri do të jetë dhe FNSH-ja. ditën e ndeshjes, mësohet se policia do të ngrejë një perimetër sigurie rreth stadiumit ku do të ushtrohen disa kontrolle për të mos lejuar futjen e fishekzjarrëve, banderolave dhe sendeve të tjera të paligjshme. Gjithashtu në shërbim do të jetë edhe Shërbimi Informativ Kombëtar, ku shumë agjentë civil do të jenë në lëvizje para, gjatë dhe pas zhvillimit të takimit.
Diskutime rreth kësaj post