Mjeku Pëllumb Pipero tha se gjysma e dytë e shtatorit, mund të ketë numra personash të infektuar më të reduktuar. Sipas tij mund të shtohet numri i rasteve në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit, si pasojë edhe e gripit stinor.
“Gjysma e dytë e shatorit mund të ketë numra më të reduktuar. Mund të shtohet numri i rasteve në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit.
Fillimi i tetorit është mirë të për të filluar vaksinimin stinor dhe për fashava të caktuara të popullsisë të cilat janë më të riskuar duhet ta marrin falas”, – tha Pipero për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post