Një derbi fitohet nuk luhet, kjo është një filozofi shekullore që i ka rezistuar kohës, ky diskutim nuk ndryshon as në këtë përballje, të tretën sezonale, ndërmjet Tiranës dhe Partizanit. Ky është një shans i artë për të dy ekipet për tu rikthyer me kohë të plotë në garë për titull, një fitore e mundshme mund ti jete sezonit të dy ekipeve ngjyra të tjera.
Tirana vjen pas një ecuri pozitive, për herë të parë këtë sezon kanë arritur tre fitore radhazi ndërsa të kuqtë kërkojnë kthesën e madhe pikërisht në këtë derbi pas tre ndeshjeve ku kanë siguruar vetëm dy pikë. Të dy trajnerët Orges Shehi dhe Ilir Daja kanë vendosur edhe për titullarët që do të luajnë në këtë derbi të pazakontë, pa tifozë dhe në një orar risi.
Formacionet zyrtare:
Tirana (3-5-2): Bekaj; Vangjeli, Behiratche, Hoxhallari; Toshevksi, Toli, Batha, Çelhaka, Ismajlgeci; Cale, Seferi Trajner: Orges Shehi
Partizani (4-3-3): Hoxha; Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj; Broja, Murataj, Bardhi; Asani, Melo Cordeiro, Çinari Trajner: Ilir Daja.
Diskutime rreth kësaj post